Vritet kreu i Boko Haramisë në Nigeri

23 Gusht 2016 - 13:21      

Ushtria nigeriane lajmëroi në “Twitter” se lideri i organizatës terroriste Boko Haram, Abubakar Shekau, u plagos e më pas ndërroi jetë si pasojë e një sulmi ajror që i kushtoi jetën edhe shumë komandantëve të tjerë të këtij grupi.

Lajmi publikohet edhe nga mediat lokale që thonë se Shekau u vra, por veç lajmërimit të ushtrisë, askush nuk mund ta verifikojë atë në mënyrë të pavarur.

Vdekja e Shekaut bëhet e ditur një ditë pasi aviacioni ushtarak nigerian tha se vrau rreth 300 anëtarë të Boko Haram në një seri sulmesh ajrore në provincën e Borneos, fortesë e këtij grupi terrorist, transmeton TCh raportimet.

Edhe më parë janë publikuar lajme për vdekjen e Shekuat, por më vonë janë përgënjeshtruar si të pavërteta.

Në shtator 2014, burime zyrtare thanë se Shekau u vra gjatë luftimeve të ashpra, por ai vetë e hodhi poshtë këtë lajm duke u shfaqur në një video. Megjithatë, këtë herë, ushtria nigerian ngul këmbë se është e sigurt për vdekjen e tij.

Dalja e fundit publike e Abubakar Shekaut u bë më 4 gusht, kur ai konfirmoi se ishte ende kreu i Boko Haram dhe jo personi i emëruar në këtë post nga Shteti Islamik Abu Musas al-barnaui. Sipas ekspertëve, ky mesazh tregonte se Boko Haram po shkëpuste lidhje me Shtetin Islamik. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...