Merkel-Rezi-Hollande: Të bashkuar edhe pas daljes së Britanisë

23 Gusht 2016 - 11:26      

Duke folur pas takimit të tyre trilateral në ishullin Ventotene, kancelarja Merkel, kryeministri Renzi si dhe presidenti Fransua Hollande, kanë bërë thirrje për një Europë të Bashkuar edhe pas daljes së Britanisë nga BE-ja.

Pothuajse në të njëjtën linjë, liderët u shprehën se kishin diskutuar së bashku tema mjaft të rëndësishme, ku përfshihen e ashtuquajtura çështja BREXIT, ekonomia e bllokut, kriza e emigratëve si dhe siguria e qytetarëve në kontinentin e vjetër. Fjalën hapëse pas takimin e mbajti pikërisht Kryeministri Italian, Mateo Renzi i cili u shpreh se Bashkimi Europian nuk ka përfunduar me daljen e Britanisë.

“Shumë persona menduan se me daljen e Britanisë nga BE-ja, unioni europian mori fund. Megjithatë, unë mund t’iu them se kjo është dicka krejtësisht e gabuar. Ne e rrespektojmë vendimin e qytetarëve britanikë, por ne duam gjithashtu që të shkruajmë s. Me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Hollande diskutuam për cështje mjaft të rëndësishme përfshirë ekonominë por edhe sigurinë e cila mbetet një prej prioriteteve të momentit,” ishin fjalët e Mateo Renzit.

Pas tij, presidenti Hollande deklaroi se mënyra më e mirë për të patur një të ardhme më të mirë europiane është edukimi i të rinjve. Ai u shpreh se siguria padyshim që mbetet një prioritet, por nënvizoi se Bashkimi Europian duhet të mbrojë veten por edhe miliona qytetarë që largohen për t’i shpëtuar luftës. Në mbyllje, ai bëri thirrje për më shumë bashkëpunim mes agjensive ligjzbatuese dhe atyre inteligjente me qëllim parandalimin e sulmeve terroriste.

Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, kancelarja Merkel e vuri theksin tek siguria e qytetarëve europianë. Liderja e Gjermanisë tha se problemet e Europës mund të zgjidhen vetëm në rast se shtetet bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Merkel kërkoi kooperim të afërt edhe në zonat e konfliktit sic janë lufta e Sirisë apo ajo e Libisë. Kancelarja mbrojti edhe njëherë politikat e dyerve të hapura për emigrantët kur u shpreh se vendet e kontinentit të vjetër duhet t’i ndihmojnë personat që braktisin gjithcka për të shpëtuar jetët e tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...