Slloveni, 2 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri

22 Gusht 2016 - 20:55      

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në qytetin e Izolas në Slloveni. Një burrë i moshuar ka hapur zjarr në hyrje të spitalit, duke qëlluar për vdekje një oficer policie. Ai ka plagosur një tjetër polic dhe një doktor.

Polici ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Autori vdiq gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë, raportojnë mediat rajonale, transmeton shekulli.

Doktori dhe polici tjetër janë në gjendje kritike për jetën. Spitali ka shpallur gjendje të emergjencës dhe i gjithë stafi, bashkë me pacientët, janë mbyllur përkohësisht brenda. Ende nuk janë të qarta motivet e sulmit.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...