22 Gusht 2016 - 13:43
Me vdekjen edhe të tre personave të plagosur rëndë në sulmin terrorist gjatë dasmës në Gaziantep, të shtunën më 20 gusht, numri i viktimave është rritur në 54 persona.
Tre të plagosurit rëndë ndërruan jetë gjatë natës në spital nga plagët e marra gjatë sulmit terrorist.
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi më herët se sulmin terrorist në dasmën në Gaziantep e kreu një vetëvrasës me bombë i moshës mes 12 dhe 14 vjeç.
Erdoğan tha se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se sulmi është vepër e organizatës terroriste DAESH.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...