Laburistët britanikë drejt zgjedhjes së liderit të ri të partisë

22 Gusht 2016 - 13:22      

Londër, 22 gusht – Jeremy Corbyn apo Owen Smith ? Përkrahësit e Laburistëve kanë në dispozicion një muaj për zgjedhjen e liderit të ardhshëm në një klimë të tendosur që po kërcënon deri në vetë ekzistencën e partisë laburiste e themeluar në vitin 1900.

E përfshirë në një krizë të thellë prej referendumit për daljen nga Bashkimi Evropian më 23 qershor, partia kryesore opozitare kaloi një verë të tensionuar ku të dy kampet kanë mosmarrëveshje duke konsoliduar në këtë mënyrë pozitat e konservatorëve në pushtet.

Me nisjen e procesit të votimit me postë, përkrahësit kanë afat kohor deri më 21 shtator për dhënien fund të debateve për kreun e partisë. Rezultati do të publikohet tre ditë më pas gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm në Liverpul.

Jeremy Corbyn, i zgjedhur në mënyrë triumfuese në krye të Laburistëve në shtatorin e 2015 me 59,5 për qind të votave të përkrahësve të tij mbetet favoriti kryesor përballë deputetit uellsian, Owen Smith, një ish-gazetar i BBC-së.

Pacifisti dhe veterani i krahut të majtë të partisë krenohet me mbështetjen e sindikatave dhe të pjesës dërrmuese të përkrahësve të partisë, ku numri është rritur ndjeshëm në mandatin e tij duke kaluar pragun prej gjysmë milioni.

Më shumë se tre të katërtat nga 230 deputetë të partisë vijojnë të mbajnë një qëndrim aspak pozitiv ndaj tij. Një ditë pas votës në favor të Brexit numëroheshin 172 deputetë që miratuan një mocion mosbesimi kundër liderit të tyre, duke e akuzuar për një fushatë aspak dinjitoze të tezës pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...