Koreja e Jugut dhe ShBA zhvillojnë manovrat nën kërcënimin e Phenianit

22 Gusht 2016 - 11:13      

Rreth 50.000 forcave koreanojugore dhe 30.000 amerikane janë mobilizuar në manovrat e përvitshme “Ulchi Freedom”, që zhvillohen me simulime kompjuterike të një sulmi të mundshëm nga Koreja e Veriut.

Dhjetëra mijëra forca të ushtrisë koreanojugore dhe amerikane nisën të hënën manovrat ushtarake me simulimin e një sulmi koreanoverior, ndërsa Pheniani ka reaguar me kërcënime për një sulm bërthamor në formë paralajmërimi.

Manovrat e përvitshme “Ulchi Freedom” zhvillohen kryesisht për një periudhë dyjavore me simulim kompjuterik, por shoqëruar edhe me mobilizimin e rreth 50.000 forcave koreanojugore dhe 30.000 amerikane.

Çdo vit kjo fazë stërvitore shkakton rritje të tensioneve në gadishull. Ndër të tjera këtë vit në një klimë të tendosur ndër-koreane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...