Sot në Itali takimi Treshes për të ardhmen e BE-së

22 Gusht 2016 - 09:30      

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë pritet të takohen sot në Itali për të diskutuar se si ta ruajnë projektin e Bashkimit Europian.

Ky është raundi i dytë i bisedimeve mes udhëheqësve të tre ekonomive më të mëdha të grupit, që pas rezultatit shokues të referendumit të Britanisë për largimin nga blloku.

Kryeministri italian Matteo Renzi është organizatori i takimit, ku do të marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande, transmeton VOA.

Takimi do të zhvillohet në një ishull pranë Napolit dhe ai i paraprin një takim të muajit shtator të BE-së për të diskutuar mbi pasojat e votimit të Britanisë për t’u larguar nga grupi.

Zyrtarët në Bruksel druhen se referendumi i 23 qershorit në Britani mund të çojë në një referendum të ngjashëm në Holandë, një nga vendet themeluese të BE-së, lidhur me largimin nga blloku.

“Takimi i së hënës synon t’i tregojë botës unitetin e tre ekonomive më të mëdha të Europës, pa krijuar një grupim në veçantë dhe përgatitjet për takimin e Bratislavës”, citohet një burim diplomatik francez.

Analistët thonë se përballë rrezikut të ekzistencës kancelarja gjermane Merkel kërkon të forcojë BE-në eskzistuese dhe jo zgjerimin me anëtarë të rinj.

Zoti Renzi kërkon të Italia të ketë një rol më të rëndësishëm në mënyrën e funskionimi të BE-së në të ardhmen, pas largimit të Britanisë, ndërsa zoti Hollandë kërkon dyfishimin e planit të investimeve të BE-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...