Iraku dënon me varje të dënuarit për terrorizëm

22 Gusht 2016 - 00:08      

Iraku ka ekzekutuar 36 xhihadistë që ishin përgjegjës për masakrën në kampin Speicher, ku u vranë më rreth 1700 rekrutë ushtarakë të një ish-baze amerikane në vitin 2014.

Ekzekutimi i të dënuarve u përshpejtua me urdhër të kryeministrit Haider al-Abadi, pas shpërthimit në Bagdad muajin e kaluar, ku u vranë më shumë se 300 njerëz.

36 të dënuarve për terrorizëm janë ekzekutuar me varje në një burg të Irakut pasi ishin shpallur fajtorë për vrasjen e 1700 rekrutëve ushtarakë, të një ish-baze amerikane në vitin 2014.

Masakra në kampin Speicher, pranë Tikritit, është vepër e luftëtarëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik, një zonë në Irakun verior që kontrrollohet nga IS.
Sulmi në këtë kamp ishte dokumentuar me foto dhe video nga vetë militantët, ndërsa varret masive u gjetën në një vit pas masakrës në 2015.
Një zëdhënës pranë zyrës së Guvernatorit në Dhiqar, konfirmoi se “ekzekutimet e 36 të dënuarve mbi krimin Speicher u kryen sot në mëngjes në një burg në Nasiriyah”, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Drejtësisë Haidar al-Zamili.

Ekzekutimi i të dënuarve për terrorizëm u përshpejtua me urdhër të kryeministrit Haider al-Abadi, pas shpërthimit me bombë gjatë muajit të kaluar në Bagdad ku u vranë më shumë se 300 njerëz.

Përpara ekzekutimeve, disa nga të pandehurit thanë se nuk kishin qenë në afërsi të Tikritit në kohën e masakrës, ndërsa të tjerë u detyruan të rrëfenin krimin pas torturave të shumta.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...