Filipinet kërcënohen me dalje nga OKB

21 Gusht 2016 - 22:35      

Ai po cilësohet si një nga presidentet që po bën me shumë në luftën kundër kriminalitetit në Filipine, por aktivistet në mbarë botën thonë se ai ka gjetur rrugën e gabuar.

Presidenti i ri Rodrigo Duterte ka kërcënuar se vendi do të largohet nga Kombet e Bashkuara në përgjigje të kritikave për qasjen e tij kundër trafikut të droges.

Në një fjalim nga qyteti Davao ku ka shërbyer si kryebashkiak për 2 dekada, Duterte deklaroi :
“Ne mund të vendosim të ndahemi nga Organizata e Kombeve të bashkuara. Nëse ata vijojnë të fyejnë punën tonë, ne do të largohemi. Ose na largoni nga Organizata juaj, gjithsesi ju nuk është se keni bërë ndonjë gjë të madhe në luftën kundër drogës dhe krimit.

Qëkur Duterte ka marre detyrën , rreth 900 persona të pambrojtur janë vrarë me pretendimin se të gjithë trafikantët e drogës duhen vrarë.

Por në ketë operacion masiv kanë humbur jetën edhe mbi 650 oficerë policie.
Presidenti i vendit nuk është kursyer në akuzat që u ka bërë drejtpërdrejt 150 zyrtarëve të lartë se janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Rodrigo Duterte tha se, në këtë listë bëjnë pjesë qeveritarë, anëtarë të gjyqësorit, kongresmenë dhe zyrtarë të policisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...