Foto: Reuters

Së paku 30 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në një dasmë në Turqi

21 Gusht 2016 - 09:52      

Së paku 30 persona kanë vdekur kur një sulmues i dyshuar vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivin e tij në mesin e njerëzve që po vallëzonin nëpër rrugë në një dasmë në jug të qytetit turk Gaziantep të shtunën, kanë thënë burime të sigurisë dhe të spitalit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ka gjasa që sulmi të jetë kryer nga militantë të Shtetit Islamik, sulm ky që konsiderohet prej më vdekjeprurësve këtë vit në Turqi.

“Festimet po përfundonin dhe në mesin e turmës u dëgjua një shpërthim i madh”, ka thënë 25vjeçari Veli Can për Reuters. “Kishte gjak e gjymtyrë truporë gjithandej”, transmeton Koha.net.

Të dielën në mëngjes, pasojat e shpërthimit u panë të jenë të mëdha. Kishte dyer të shkatërruara të garazheve e xhama të veturave.

HDR, apo Partia Demokratike Popullore pro-Kurde, përmes një komunikate për media ka bërë me dije se dasma ishte e njërit prej anëtarëve të saj, ndërsa në mesin e të vrarëve ka gra e fëmijë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...