21 Gusht 2016 - 06:30
Kodrat me ngjyra të gjalla kanë rrokur qiellin dhe rrafshnaltat i japin pamje mahnitëse. E gjithë panorama rrethohet prej vargmalit Sierra Nevada. Në mbyllje të vargmalit, në sy më ranë oxhaqet që nxirrnin krye prej kodrinave dhe me dyert e hyrjes që shfaqeshin prej pjesës ballore shkëmbore. Diçka e jashtëzakonshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Më duhej patjetër të merrja rrugë drejt Barrio de Cuevas ose Lagjes së Shpellave, ku shumica e banorëve të qytezës jetojnë nën tokë. Të njohur si trogloditas, banorët lokalë thonë se ka qindra vjet prej se njerëzit e kësaj ane jetojnë nëpër shpella.
Mikpritja
“A dëshironi të hyni brenda në ndonjërën prej shpellave?” më drejtohet një burrë plak, teksa qëndron në karrige ulur para hyrjes. Sipër kokës ka të shkruar fjalët |Cueva de Jose” (Shpella e Josesë), gdhendur në një dërrase afër derës së hyrjes... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...