20 Gusht 2016 - 22:03
Matt Bissonette nuk arriti të siguronte lejen e posaçme nga Pentagoni përpara se libri “No Easy Day” të publikohej në vitin 2012, nën pseudonimin Mark Owen.
Tani, ai ka rënë dakord për të paguar gjobën për rrëfimin që ka bërë në libër, për intervistat, si dhe për producentët e filmave. Në këmbim, qeveria amerikane do të shfuqizojë detyrimet e tjera të tij.
Lideri i Al Kaedës u vra në maj të vitit 2011 në operacionin e komandove të njësisë Navy Seal, që bastisën kompleksin e tij në Abotabad të Pakistanit. Më pas, trupi i tij u varros në det.
Komandot e Navy Seal, të cilët angazhohen në operacione speciale, zakonisht zbatojnë një kod heshtjeje dhe nuk marrin atribute në publik për veprimet e tyre.
Në padinë e bërë në gjykatën e shtetit të Virxhinias, komandoja Matt Bissonette pranoi se nuk e kishte dhënë librin e tij për rishikim në Departamentin e Mbrojtjes para se të publikohej. Ai kërkoi falje duke thënë se kishte vepruar në bazë të një këshille të pasaktë të avokatit të tij.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...