Azerbajxhani arreston katër persona për “lidhje me Gulenin”

20 Gusht 2016 - 13:48      

Autoritetet në Azerbajxhan kanë arrestuar katër persona për lidhje me klerikun turk, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grusht shtet, më 15 korrik.

Katër të dyshuarit janë akuzuar për “abuzim me pushtetin” derisa kanë punuar për një kompani të telefonave mobilë dhe kanë ndërhyrë në informacionet private të abonentëve, kanë thënë prokurorët azerbajxhanas.

Sipas tyre, në shtëpinë e njërit prej të akuzuarve, hetuesit kanë gjetur “literaturë të ndaluar fetare, disqe dhe broshura me fjalime të Fethullah Gulenit".

Bakuja, aleat i afërt i Ankarasë, ka hapur këtë javë hetime penale ndaj mbështetësve të Gulenit, i cili, sipas presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë përpjekje ta largojë atë nga pushteti më 15 korrik.

Kleriku, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, e mohon fuqishëm një gjë të tillë.

Muajin e kaluar, Azerbajxhani ka mbyllur një televizion privat, i cili ka planifikuar të transmetojë një intervistë më Gulenin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...