
20 Gusht 2016 - 13:08
Duke folur në Michigan para një audience pothuajse krejtësisht të bardhë, ai tha se votuesit afro-amerikanë janë duke jetuar në varfëri dhe se shkollat e tyre nuk janë të mira, transmeton KTV. Ai premtoi përmirësim të jetës së afro-amerikanëve atje ku demokratët kanë dështuar.
“Nëse vazhdoni të votoni për të njëjtit njerëz, atëherë do të vazhdoni të keni të njëjtat rezultate,” ka theksuar Trump. Ai u shpreh se rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, më parë do t’u sigurojë punë refugjatëve sesa të rinjve afro-amerikanë, të cilët sipas tij, janë bërë refugjatë në vendin e tyre.
Nuk ka vonuar reagimi i Clintonit, e cila deklaratat e Trumpit i ka quajtur sa injorante aq edhe tronditëse.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...