Avancime të reje territoriale të talibanëve në Afganistan

20 Gusht 2016 - 12:34      

Talibanët afganë kanë pushtuar një qark strategjik në provincën Kunduz, duke detyruar forcat qeveritare të tërhiqen.

“Talibanët kanë sulmuar qarkun Khanabad nga pozicione të ndryshme. Kemi rezistuar me orë të tëra, por nuk kemi pasur mbështetje. Qarku ka rënë nën kontrollin e talibanëve”, tha shefi i forcave lokale, Hayatullah Amiri.

Kreu i Këshillit provincial të Kunduzit, Mohammad Yusouf Ayubi, tha se qindra civilë kanë ikur nga luftimet dhe paralajmëroi se nëse qeveria qendrore nuk dërgon ndihma, talibanët do të marrin qytetin Kunduz, ashtu siç kanë bërë vitin e kaluar.

Vetëm pesë ditë më parë, talibanët kanë marrë një qark në provincën fqinje Baghlan, duke marrë edhe municionin dhe automjetet e forcave qeveritare.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Afganistan, forcat e sigurisë janë duke luftuar talibanët në së paku 15 nga 34 provincat. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...