Iraku fiton edhe një betejë kundër IS-it

20 Gusht 2016 - 11:10      

Forcat irakiane i kanë larguar luftëtarët e grupit Shteti Islamik nga një territor në afërsi të Ramadit, qytetit me rëndësi në zonën perëndimore të Irakut.

Forcat irakiane tani janë duke lëvizur shpejtë drejt perëndimit, duke iu afruar betejës për rimarrjen e Mosulit, qyteti i dytë më i madh në Irak që dy vjet është i okupuar nga grupi militant.

Qyteza që është rimarrë nga IS-i të premten është Kaldija, 90 kilometra në perëndim të Bagdadit, zonë që gjendet në mes të Ramadit dhe Falluxhas, dy qytetet kryesore të krahinës së Anbarit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...