Normalizohen marrëdhëniet Turqi - Izrael

20 Gusht 2016 - 10:49      

Parlamenti turk ratifikoi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin duke i dhënë fund mosmarrëveshjes diplomatike prej gjashtë vitesh midis dy ish-aleatëve në rajon, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadollu.

Në përputhje me këtë marrëveshje, përafrimi e arritur në fund të muajit qershor midis dy vendeve dhe e miratuar dje nga ana e deputetëve, Izraeli do të dëmshpërblejë Turqinë me një fond prej 20 milionë dollarësh.

Turqia nga ana e saj ka pezulluar ndjekjet penale kundër ish-krerëve të ushtrisë izraelite për përfshirje në sulmin e një anije ku mbetën të vrarë 10 ushtarakë turq në vitin 2010 në brigjet e Gazës.

Në vitin 2014, një Gjykatë Penale e Stambollit urdhëroi arrestimin e katër ish-zyrtarëve ushtarakë izraelitë, si dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin Gabi Ashkenazi, gjykuar në mungesë prej vitit 2012 në Turqi.

Së fundmi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Cavusoglu njoftoi se ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Parlamentit turk do të vijojë me shkëmbimin e trupave diplomatike në rang ambasadorësh.

Paraqitja e këtij teksti në Parlament u shty për shkak të grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik në Turqi që komprometoi stabilitetin e autoritetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...