19 Gusht 2016 - 22:49
Ajo mund të lundrojë mijëra milje për muaj të tërë pa ndërprerje dhe pa qenë nevoja që dikush të jetë në bord.
I njohur si droni ujor, anija përdor censorë të rinj teknologjikë që mund të gjurmojnë praninë e nëndetëseve elektrike me dizel, të cilat janë nga më të qetat dhe më të vështirat për t’u zbuluar.
Mjeti po ndërtohet nga kompania DARPA, e cila do të bashkëpunojë me Zyrën e Kërkimeve të Marinës për të testuar kapacitetet, me qëllim kalimin e teknologjisë së saj tek Marina e SHBA për përdorim operacional.
Edhe pse anija në fjalë është e programuar për të gjurmuar nëndetëset, teknologjia e saj mund të konfigurohet për të shërbyer për një gamë të gjerë funksionesh për anijet pa pilot që do të përdoren në të ardhmen.
Dhe sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, anije të tilla do të shihen shumë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...