Putin e kryesoi mbledhjen e Këshillit të sigurisë në Krimenë e aneksuar

19 Gusht 2016 - 16:29      

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjendet në Krime, që është gadishull i Ukrainës në Detin e Zi, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Mediet ruse kanë raportuar sot se Putin po e udhëheq sesionin e Këshillit të sigurisë së Rusisë dhe do të marrë pjesë në një forum të rinisë.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të sigurisë, më 11 gusht, Putin ka shfaqur nevojën për shtimin e sigurisë në Krime, pasi Moska pretendon se e ka ndërprerë një komplot për sabotim nga Ukraina.

Ukraina e ka hedhur poshtë ekzistimin e ndonjë plani të tillë, ndërsa zyrtarët perëndimorë thonë se Moska nuk e ka paraqitur asnjë dëshmi të besueshme.

Pardje, presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se shpjegimi i Rusisë është i “pabesueshëm”.

Prej aneksimit të Krimesë, presidenti Putin pesë herë e ka vizituar këtë rajon.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...