Qarqet ruse paralajmërojnë për fund të gushtit konflikte në Maqedoni, Serbi dhe BeH

19 Gusht 2016 - 14:45      

Qarqe ruse paralajmërojnë se në fund të gushtit mund të ketë tensione me eskalim dhune në Ballkan, kryesisht në Maqedoni, Serbinë Jugore dhe Bosnjë –Hercegovinë.

Akademikja dhe historiania ruse Jelena Guskova paralajmëron se projekti “transferzalja e gjelbërt” është punë e kryer dhe se pritet faza finale e tij, që do të jetë në fund të gushtit, kur do të vjen deri tek sulme të armatosura terroriste në Maqedoni, Serbinë Jugore dhe Bosnjë.

Guskova për agjencinë serbe të lajmeve Srna paralajmëron se para fillimit të aksionit kryesor, terroristët do të tentojnë të bëjnë diversion në Serbi, ku kryesisht jeton popullsi serbe, për të tërhequr vëmendjen, ndërsa sulmi kryesor do të pësojë më pas, transmeton INA, këto paralajmërime ruso-serbe.

Sipas akademikut, terroristët do të inskenojnë sulm ku do të humbin jetën civil shqiptarë dhe më pas do të thirren në luftën për shpëtimin e tiranisë ndaj shqiptarëve në Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Guskova thotë se më së keqi do të jetë në Republikën Serbe, ku do të jetë e nevojshme ndërhyrja e NATO.

Guskova njihet si studiuese e projektit “Shteti Islamik” në Ballkan dhe se sipas saj, vala e madhe e refugjatëve do të nxis probleme të reja të rrënimit të sigurisë dhe tentimit për destabilizimin e Ballkanit. Analizën e sjellë portali Centarnews në Maqedoni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...