Prokurori turk kërkon 15 vjet burg për bashkëudhëheqësen e partisë pro-kurde

19 Gusht 2016 - 14:04      

Stamboll, 19 gusht – Një prokuror turk ka kërkuar 15 vjet burg për bashkëdrejtuesen e partisë kryesore pro-kurde, për fjalët e saj përkrahëse ndaj kurdëve sirianë të mbështetur nga SHBA-ja, të cilët luftojnë kundër Shtetit Islamik, konfirmoi sot një zyrtar i partisë.

Figen Yuksekdag e Partisë Demokratike Popullore (HDP) përballet me akuzat për përhapje të propagandës terroriste lidhur me komentet e vitit të kaluar, në të cilat ajo vlerësoi Njësinë Popullore të Mbrojtjes (YPG), një grup i cili vazhdon të përparojë kundër Shtetit Islamik në Siri, të mbështetur nga sulmet ajrore amerikane.

Kjo lëvizje ndaj Yuksekdag vjen vetëm pasi prokurorët thanë se kërkonin pesë virte burg për Selahatin Demirtas, bashkëkryetari tjetër i HDP-së, i akuzuar gjithashtu për përhapje të propagandës terroriste. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...