Foto: Reuters

Turqia vazhdon goditjen kundër akademikëve dhe bankierëve

19 Gusht 2016 - 13:06      

Autoritetet në Turqi e kanë vazhduar goditjen kundër njerëzve të cilët akuzohen se kanë pasur ndonjë lidhje me puçin e dështuar ushtarak të muajit të kaluar.

Sot prokurorët kanë paraqitur fletarreste për 84 akademikë, për të cilët pretendojnë se kanë lidhje me klerikun në ekzil, Fethullah Gulen, që Ankaraja e fajëson për orkestrim të grusht shtetit.

Zoti Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara, e ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirjeje.

Policia e Turqisë, po ashtu sot, i ka arrestuar 29 inspektorë të mbikëqyrjes së bankave shtetërore, që janë akuzuar “për inspektime të parregullta”.

Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isik, tha se 137 pjesëtarë të ushtrisë, përfshirë 9 gjeneralë dhe admiralë, të akuzuar për mbështetje të puçit, ende janë në ikje.

Gjithsej, 40 mijë njerëz janë arrestuar prej puçit të dështuar ushtarak më 15 prill, dhe më tepër se 20 mijë janë arrestuar.

Më se 80 mijë njerëz janë suspenduar nga puna e tyre. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...