Italia në shtator voton për ose jo legalizimin e kanabisit

19 Gusht 2016 - 09:17      

Parlamenti italian do të vendosë në muajin shtator në rast se do të miratojë një projektiligj për legalizimin e kanabisit.

Deputetet kanë debatuar përgjatë muajve të fundit dhe gjatë diskutimeve ka patur polemika dhe përplasje të ashpra. Për t’u theksuar është fakti se partitë politike nuk kanë mbajtur qëndrime të unifikuara për këtë çështje.

Në shtator parlamenti italian do të diskutojë projektligjin për legalizmin e kanabisit.

Mes polemikash, Komisionet Parlamentare italiane kanë vendosur që diskutimi për miratimin e këtij ligjit dhe votimi të bëhet në shtator.

Ligji i cili ka shkaktuar diskutime të shumta dhe të ashpra mes parlamentarëve italianë, duhej të diskutohej në korrik në parlament, por 2000 amendamentet e prezantuara deri tani, shumica nga kundërshtarë të këtij ligji, kanë bërë që mos të ketë kohë të mjaftueshme për t’i shqyrtuar të gjitha duke e shtyrë diskutimin përfundimisht në muajin shtator.

Kjo shtyrje duket si një humbje për palën në favor të liberalizimit të drogave të lehta, por pavarësisht kësaj, futja në procedura parlamentare e këtij ligji në Itali është një ngjarje historike.

Votat në favor të këtij projekti janë 221, por për të marrë maxhorancën e nevojshme duhen 315 vota.

Projekti i paraqitur nga Partia Demokratike e Italisë ka të bëjë me legalizimin e kultivimit, përpunimit dhe shitjen e kanabisit dhe derivatëve të tij dhe kjo është hera e parë në historinë parlamentare italiane që një projekt i tillë diskutohet në Parlamentin e Italisë.

Reagimet nga palët politike për këtë ligj janë të ndryshme.

Forza Italia ka shprehur qëndrimin e saj kundër këtij ligji.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Renzit theksojnë se legalizimi çon në një treg të kontrolluar dhe të ligjshëm në vend të një tregu të lirë dhe kriminal, ndërkohë që gjasat janë që në shtator, miratimi i këtij ligji të dështojë “për vetëm një milimetër”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...