Merkel thotë se terrorizmin nuk e sollën refugjatët

18 Gusht 2016 - 14:50      

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mohuar që rritja e fluksit të emigrantëve në Gjermani të ketë shtuar dhe rrezikun e terrorizmit islamik.

“Fenomeni i terrorizmit islamik, i ISIS, nuk ka mbërritur përmes refugjatëve, e kemi pasur më parë”, ka thënë Merkel në një takim elektoral në Nojstrelitc.

Muajin e kaluar, kancelarja ndërpreu pushimet pas disa sulmeve me sfond islamik që tronditën Gjermaninë. Edhe pse nën një trysni të shtuar kohët e fundit prej episodeve të tilla, ajo sërish mbrojti politikën e dyerve të hapura për refugjatët.

Dy prej sulmeve u kryen nga azilkërkues, për të cilët Merkel tha se kanë hedhur hijen e turpit mbi vendin që i mikpriti, por sërish shtoi se njerëzve që i largohen dhunës e persekutimit u nevojitet mbrojtje.

“Gjermania do t’iu qëndrojë parimeve të saj për t’i ofruar strehim kujtdo që e meriton. Sulmet treguan se tabutë e civilizimit janë thyer. Si goditjet në Gjermani, ashtu dhe ato në Nisë e Rouen të Francës kanë pasur një qëllim të qartë: përhapjen e frikës dhe urrejtjes mes kulturave e mes besimeve fetare”, tha Merkel.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...