18 Gusht 2016 - 14:48
Omran Daqneesh 5 vjeç, shihet i ulur në karrige brenda një ambulance, pas sulmeve ajrore në shtëpinë e tij. I mbuluar nga pluhuri dhe i plagosur ai nuk e di se ku i ka prindërit e tij.
Pamjet tregojnë atë që prek gjakun e pluhurin në fytyrën e tij dhe më pas fillon të fshijë dorën tek sedilja.
Ai nuk qan, por pret në qetësi që skuadra e shpëtimit që shpëtoi atë të largohet për të shpëtuar edhe jetën e 4 fëmijëve të tjerë përpara se t’i dërgojnë ata në spital.
Fotot e këtij të mituri kanë sjellë reagime të ndryshme për atë se çfarë po ndodh në Siri. Grupi vullnetar i civilëve në Siri shpëtoi 3 fëmijë të së bashku me 5-vjeçarin. Mjekët thonë se asnjë prind nuk është paraqitur në spital t’i marrë ata.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...