SHBA nuk zhvendos armët bërthamore nga Turqia në Rumani

18 Gusht 2016 - 14:42      

Ministria e jashtme e Rumanisë ka hedhur poshtë raportimet e mediave se SHBA-të janë duke lëvizur armët bërthamore nga një bazë në Turqi për në Rumani.

Komunikata e 18 gushtit thotë se “hedh poshtë fuqishëm këtë informacion”.

Faqja e internetit, euractiv.com e ka publikuar një raport duke cituar dy burime anonime që thonë se SHBA-të kanë filluar të transferojnë armët bërthamore nga baza ajrore turke e Incirlikut për në bazën ajrore të Deveselus në Rumani.

Më parë, gjatë këtij muaji, Qendra Stimson, një organizatë me seli në Uashington e ka publikuar një raport ku thuhet se në Incirlik ka mundësi të jenë deri në 50 armë bërthamore. I njejti raport thotë se siguria e tyre është vënë në pikëpyetje gjatë grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut në Turqi.

“Nëse SHBA-të kanë pasur mundësi të mbajnë nën kontroll armët nëse përpjekja për grusht shtet do të eskalonte në konflikt civil në Turqi është pyetje që s’mund t’i jepet përgjigje”, thuhet ndër të tjera në atë raport.

Paul Ivan, analist i lartë në Qendrën e Politikave Evropiane, ka shkruar në Twitter se “Romania nuk është pjesë e politikave të NATO-s për ndarje të armëve bërthamore” dhe se një lëvizje e tillë do të ishte “rrezik i madh politikisht”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...