Rriten masat e sigurisë në prag festës së birrës në Gjermani

17 Gusht 2016 - 21:43      

Në Munih të Gjermanisë janë rritur masat e sigurisë për Oktoberfest, siç njihet ndryshe festa e birrës.

Lajmin e bën të ditur agjencia “DPA”, sipas të cilës masat e marra nga autoritetet parashikojnë kufizimin e çantave të mëdha, kontrolle dhe bastisje në rast rreziku.

Autoritetet kanë deklaruar se nuk kanë të dhëna për një rrezik konkret, por gjithsesi masat do të kufizojnë lirinë e lëvizjes që ka karakterizuar festën e birrës, që këtë vit do të mbahet nga 16 shtator deri më 3 tetor.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës një shtetas gjerman 27-vjeçar u arrestua nën dyshimin se po përgatiste një atentat me eksploziv.

Një zëdhënës i policisë së Frankfurtit deklaroi se, arrestimi u krye pas të dhënave se personi në banesën e tij mbante material shpërthyes.

Por pas kontrolleve ka rezultuar se në shtëpinë e 27-vjeçarit kishte material propagande dhe flamuj të Shtetit Islamik, si dhe një sasi e vogël fishekzjarrësh, por jo bombë.

Agjencia e lajmeve “DPA”, që citon burime policore, raporton se edhe materialet e gjetura nuk mjaftojnë që i riu të akuzohet në kuadrin e sfondit islamik. Veç kësaj, të njëjtat burime e cilësuan të arrestuarin si person me probleme mendore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...