“Milosheviqi e ka përmendoren në Serbi, socialistët janë vonuar”

17 Gusht 2016 - 21:33      

Lidhur me iniciativën që bashkëshortit të saj t’i ngrihet përmendore, Mirjana Markoviq ka thënë se Slobodan Milosheviq tashmë e ka shtatoren, transmeton Koha.net.

Mirjana Markoviq,e veja e ish – kryetarit të Jugosllavisë e të Serbisë dhe akuzuarit për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë nga Gjykata e Hagës, Slobodana Milosheviq në një intervistë për gazetën beogradase Kurir, lidhur me iniciativën që varri i Milosheviqit të barte në Alenë e Kolosëve, nga Moska ka thënë se kjo është çështje për familjen e jo për Partinë socialiste.

"Askush nga SPS nuk ka kontaktuar me mua lidhur me këtë rast”, citohet të ketë thënë Markoviq.

Askush nga SPS s’e ka numrin tim të telefonit sepse e kam ndërruar, ka thënë ajo.

Lidhur me iniciativën që bashkëshortit të saj t’i ngrihet përmendore, Mirjana Markoviq ka thënë se ai tashmë e ka shtatoren.

"Ne e kemi ngritur shtatoren para disa vjetësh, fëmijë e mi dhe unë. Ja ku është në Pozharevc. Para disa vjetësh kur ia ngrita shtatoren, askush nuk ka ardhur”, ka thënë Mirjana Markoviq.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...