Viruset 10 herë më të rrezikshëm nëse infektojnë në mëngjes

17 Gusht 2016 - 11:25      

Zbulohet se viruset janë më të rrezikshëm kur infektojnë viktimat gjatë mëngjesit.

Hulumtimi rezultatet e të cilit u publikuan në revistën PNAS, tregoi se viruset janë dhjetë herë më të suksesshëm kur kryejnë funksionin e tyre gjatë mëngjesit sesa gjatë orëve tjera të ditës.

Në kuadër të hulumtimit të realizuar nga Universiteti i Cambrideit, një grup minjsh u injektuan me virus gripi ose urdhjeje. Shkencëtarët zbuluan se virusi i injektuar në mëngjes ishte 10 herë mi i efektshëm sesa ai i futur në mbrëmje.

Theksohet se viruset, të cilët ndryshe nga bakteret dhe parazitët përpiqen të shumohen duke e zaptuar mekanizmin brenda qelizave, në mbrëmje “Nuk mundën ta zaptojnë fabrikën pasi që të gjithë punëtorët shkuan në shtëpi”.

Në hulumtim po ashtu u theksua se prishja e orës së trupit e shkaktuar nga udhëtimi i gjatë me aeroplanë dhe puna me ndërrime, sjell trupin në mënyrë permanente në gjendje të pambrojtshme kundër infeksioneve.

Pritet që punimi të kontribuojë në gjetjen e metodave të reja për parandalimin e epidemive.

Shkencëtarët tërheqin vëmendjen se mosdalja nga shtëpia gjatë orëve të ditës në raste epidemish mund të ketë rëndësi sa i përket mbrojtjes nga sëmundja.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...