Zhduket djali i bosit të drogës “El Chapo”

17 Gusht 2016 - 11:21      

Arsyet e rrëmbimit të 16 njerëzve nga një resort turisik në Meksikë nuk janë më mister, pasi autoritetet bënë me dije se mes të rrëmbyerve ishte djali i super trafikantit të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Policia meksikane tha se Jesus Alfredo Guzman, 29 vjeç, ishte një prej 6 anëtarëve të kartelit Sinaloa që u rrëmbyen nga banda rivale Brezi i Ri i Xhaliskos në resortin turistik të Puerto Vallartas. Babai i tij, tashmë në burg, udhëhoqi kartelin Sinaloa prej vitesh dhe besohet se Jesus Guzman është një prej anëtarëve kryesorë të tij.

Edhe ky i fundit kërkohet nga SHBA. 6 anëtarët e Sinaloas u rrëmbyen bashkë me njerëz të tjerë në një restorant në Puerto Vallarta dhe fillimisht autoritetet nuk dinin arsyet e këtij gjesti. Por, zbulimi se mes të rrëmbyerve ishte Jesus Guzman duket se nxori në dritë arsyet. Nuk dihet me siguri, por mediat raportojnë se mes të rrëmbyerve mund të jetë edhe një djalë tjetër i Guzmanit, Ivan Guzman.

Sipas policisë, viktimat e rrëmbimit kishin mbërritur në Puerto Vallarta nga zona të ndryshme të Meksikës për të festuar. Ekspertët ndërkohë paralajmërojnë se ky rrëmbim mund të ashpërsojë luftën mes dy karteleve të drogës, që prej kohësh përballen për kontrollin e rrugëve të drogës në bregdetin e Paqësorit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...