Foto: Reuters

Trump përkrah vrasjen e të riut me ngjyrë në Milwaukee

17 Gusht 2016 - 08:51      

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump ka thënë se dëshmitë fillestare tregojnë se vrasja e një personi me ngjyrë nga policia në Milwaukee, ishte në përputhje me ligjin.

Vrasja e Sylville Smith të shtunën në një pjesë të qytetit që dominohet nga afro-amerikanët, ka nxitur protesta të shumta.

“Ne duhet të respektojmë ligjet, ose përndryshe vendi nuk funksionon”, ka thënë Trump, pasi e vizitoi policinë e këtij qyteti, raporton KTV.

Një seri e vrasjeve të personave me ngjyrë nga policia, kanë nxitur protesta nëpër mbarë SHBA-në. Protestuesit thonë se policët janë shumë të gatshëm për përdorin forcë vdekjeprurëse kundër afro-amerikanëve.

Në incidentin e fundit, Smithi 23 vjeçar, ishte ndalur nga policia dhe pastaj kishte ikur. Zyrtarët kanë thënë se ai u qëllua për vdekje ngaqë po e bartte një pushkë ilegale, të cilën refuzonte ta lëshonte nga dora.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...