Putin: Me Turqinë kemi krijuar një marrëdhënie të veçantë bashkëpunimi

16 Gusht 2016 - 23:25      

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se "Jemi duke u përpjekur në mënyrë të sinqertë për riformimin e marrëdhënieve tona në të gjitha përmasat me Turqinë e cila është vend mik për ne", raporton Anadolu Agency.

Putin i cili foli në pjesën e hapur për mediet në takimit e tij me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, në Soçi, dha deklarata në lidhje me takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe normalizimin e marrëdhënieve Rusi-Turqi.

"Jemi duke u përpjekur në mënyrë të sinqertë për riformimin e marrëdhënieve tona në të gjitha përmasat me Turqinë e cila është vend mik për ne dhe që kemi krijuar një marrëdhënie të veçantë të bashkëpunimit. Vizita e fundit e presidentit Erdoğan në Rusi, tregon se në mënyrë reciproke kemi dëshirë jo vetëm për të ringjallur marrëdhëniet bilaterale, por edhe të për të kryer punime gjithëpërfshirëse për të zhvilluar marrëdhëniet", tha Putin.

Presidenti i Rusisë gjithashtu falënderoi homologun Nazarbayev për përpjekjen e tij për përmirësimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi.

Ndërsa Nazarbayev shprehu kënaqësinë e tij për përmirësimin e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Moskës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...