16 Gusht 2016 - 21:17
Si senator, Biden ishte përkrahës i madh i bombardimeve të NATO-s në Serbi gjatë viteve ’90. Ai më parë kishte thënë se puna e tij për t’i dhënë fund luftërave në ish-Jugosllavi ishte njëri ndër “momentet më krenare” të karrierës së tij politike.
Bombardimet në vitin 1999 në Serbi i dhanë fund luftës në Kosovë ndërsa Biden gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq u kërkoi falje familjeve të viktimave, transmeton Koha.net.
“Kujtimet për ata që humbën jetën janë ende të freskëta”, ka thënë Biden.
“Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjeve që kanë humbur personat e dashur gjatë luftërave në vitet ’90, përfshirë edhe të atyre që humbën jetën si rezultat i kampanjës së NATO-s”, ka shtuar ai.
Biden sonte gjatë orëve të mbrëmjes do të arrijë në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...