Arrestohet personi që furnizoi me armë sulmuesin e Munichut

16 Gusht 2016 - 20:25      

Policia gjermane ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka siguruar revolen dhe plumba për adoleshentin që kreu një sulm terrorist në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë.

Në deklaratën e prokurorit shtetëror nga Frankfurti precizohet se policia ka arrestuar një person 31 vjeçar të armatosur, shtetas gjerman i cili gjatë operacionit i është konfiskuar revolja e tipit Glock që është shfrytëzuar gjatë sulmit në Munih, transmeton Reuters.

Personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur është arrestuar në Marburg rreth 100 kilometra në veri të Frankfurtit pasi që zyrtarët kanë rënë në kontakt me të dhe i janë prezantuar si blerës të një arme automatike dhe një revole për 8 mijë euro.

Gjatë këtij aksioni i dyshuari ka thënë se i ka shitur sulmuesit nga Munihu një revole të tipit Glock 17 gjatë takimit me të më 20 maj ndërsa 350 plumba gjatë takimit tjetër më 18 qershor.

Sulmuesi 18 vjeçar me origjinë iraniane Ali David Sonboli ka vrarë më 22 korrik nëntë persona si dhe ka plagosur më shumë se 30 persona në një qendër tregtare në Munih pas së cilës ka kryer vetëvrasje.

Gjatë këtij sulmi janë vrarë edhe tre të rinj nga Kosova Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Dafina Sulaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...