Ministri gjerman kërkon që Britania t’i fillojë bisedat për dalje nga BE-ja

16 Gusht 2016 - 18:17      

Ministri gjerman për çështje evropiane, Michael Roth, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Britania të ketë “status special” në raportet e saj me Bashkimin Evropian, por i ka bërë presion Londrës që t’i fillojë bisedat për largim nga BE-ja në fillim të vitit të ardhshëm.

Mediet britanike patën raportuar gjatë fundjavës se Londra mund ta vonojë zbatimin e procedurës për dalje nga BE-ja deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ministri Roth tha se Britania duhet të jetë e gatshme për negociata në fillim të vitit 2017, raporton agjencia Reuters.

“Koha e mbetur deri në fund të vitit duhet realisht të jetë e mjaftueshme për të qenë i organizuar dhe për përshtatje me situatën e re”, tha Roth dhe ka shtuar se “në Parlamentin Evropian të ardhshëm nuk do të ketë asnjë anëtar britanik”.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian parashihen në vitin 2019.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...