SHBA e Rusia bashkë kundër militantëve në Siri

16 Gusht 2016 - 15:25      

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë bashkëpunimit në aksione ushtarake kundër militantëve në Alepo. Kështu shkruajnë agjencitë ruse të lajmeve duke cituar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Luftimet për kontrollin e qytetit të ndarë me dy milionë banorë janë ashpërsuar gjatë javëve të fundit dhe rebelët që luftojnë kundër qeverisë kanë shënuar progres, transmeton TCh. Rusia mbështet presidentin sirian Bashar al Asad, ndërsa SHBA kërkon largimin e tij. Por të dy superfuqitë po zhvillojë bisedime për të gjetur një zgjidhje politike për luftën civile.

“Jemi në një fazë shumë aktive negociatash me kolegët amerikanë. Po i afrohemi gjithnjë e më shumë një plani, vetëm për Alepon, që do të na mundësojë të nisim të luftojmë bashkë për të sjellë paqen, në mënyrë që njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre në këtë zonë të trazuar”, citohet Shoigu nga agjencia ruse Ria.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë gjithashtu me dije se për bombardimet ka përdorur baza ushtarake në perëndim të Iranit. "Avionë të tipit "Tupolev-22M3" dhe "Sukhoi-34" javën e kaluar u ngritën nga baza e Hamedanit", thuhet në një komunikatë.

Të pyetur nga mediat, zyrtarët amerikanë thanë se nuk kanë asnjë koment për të bërë, por theksuan se mbeten në kontakt të ngushtë me zyrtarët rusë. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po përpiqet që të arrijë një marrëveshje për ndalimin e luftimeve në Siri në bashkëpunim me Rusinë.

Beteja për Alepon është shndërruar në një prej konflikteve urbane më shkatërrimtare të kohëve moderne dhe sipas analistëve, fuqitë e mëdha, në veçanti Rusia, po vihen para presionit të madh që të ndërhyjnë bindshëm dhe t’i japin fund luftës civile që vazhdon prej më shumë se 5 vjetësh. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...