16 Gusht 2016 - 10:07
Bëhet fjalë për transferimin më të madh të të burgosurve gjatë periudhës së administratës së presidentit Barack Obama.
Të burgosurit janë 12 jemenas dhe 3 afganë. Pentagoni ka njoftuar se tashmë në burgun famëkeq kanë mbetur 61 të burgosur.
Obama ka përsëritur disa herë synimin e tij për të mbyllur Guantanamon, pavarësisht kundërshtimit nga Kongresi.
Sipas Naureen Shah, nga Amnesty International, “ky transferim është një sinjal i fuqishëm i faktit se presidenti synon ta mbyllë qendrën e burgimit brenda mandatit të tij”.
Burgu në gjirin e Guantanamos ndodhet në një bazë detare amerikane në jug-lindje të Kubës. Ish-presidenti George W. Bush hapi dyert e burgut në janar të vitit 2002 për të mbajtur atje të dyshuarit për terrorizëm pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork.
Kompleksi, kostoja për mirëmbajtjen e të cilit arrin në 445 milionë dollarë në vit, ka mbajtur brenda mureve të tij rreth 700 të burgosur.
Në muajin prill, 9 shtetas jemenas u transferuan prej andej në Arabinë Saudite.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...