Vazhdojnë operacionet e opozitarëve, vriten në Halep 20 ushtarë të regjimit

15 Gusht 2016 - 13:27      

Halep, 15 gusht - Në një operacion të ndërmarrë nga njësitë e lidhura me ushtrinë opozitare Fetih në Siri kundër një fabrike e cila përdorej nga forcat e Asadit si bazë në juglindje të qytetit Halep, njoftohet se janë vrarë 20 ushtarë të regjimit bashkë me komandantin e nivelit të lartë të Hizbullahut në terren, raporton AA.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se njësitë e lidhura me ushtrinë opozitare Fetih në fazën e katërt të operacionit për të thyer rrethimin e Halepit kanë kryer një operacion në një fabrikë çimentoje e cila përdorej nga forcat e Asadit si bazë në juglindje të qytetit Halep.

Si rezultat i operacionit është marrë nën kontroll një pjesë e madhe e fabrikës si dhe në konfliktet e armatosura janë vrarë 20 ushtarë të regjimit bashkë me komandantin e nivelit të lartë të Hizbullahut në terren. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...