15 Gusht 2016 - 13:15
Sipas lajmeve të medias së New Yorkut që u referohen burimeve policore, theksohet se si i dyshuar për ngjarjen është arrestuar një person i moshës 35-vjeçare porse ende nuk janë shpalosur detajet e krimit i cili thuhet të jetë kryer nga i dyshuari.
Nga ana tjetër, kandidatja për president nga radhët e Partisë Demokratike Hillary Clinton, në deklaratën që e bëri në llogarinë e saj në Twitter, duke theksuar se vrasja e imamit dhe shoqëruesit të tij është mjaftë trishtuese, u shpreh se “Këto akte të shëmtuara nuk kanë vend në Amerikë.”
Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo dhe kryetari i Bashkisë së New Yorkut Bill de Blasio po ashtu e dënuan sulmin.
Akonjee dhe Uddin që dolën së bashku nga xhamia, u goditën në kokë me revole. Pas marrjes në spital, u bë e ditur se Akonjee kishte humbur jetën, ndërsa Uddin kishte arritur të mbahet në jetë në mbikëqyrje intensive deri në orët e mbrëmjes, kur edhe ai ndërroi jetë.
Ndërsa ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me shkaqet e sulmit, muslimanët e rajonit theksojnë se ky është një krim i urrejtjes, duke u shprehur se rastet e tilla u nxitën nga diskursi i kandidatit për president nga Partia Republikane Donald Trump kundër myslimanëve.
Njoftohet se Akonjee dhe Uddin do të varrosen sot me ceremoninë që do të organizohet në Brooklyn.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...