Vdes ish-lojtari i Aston Villas pas sulmit me elektroshok nga Policia

15 Gusht 2016 - 12:59      

Ish-futbollisti i Aston Villas, Dalian Atkinson, ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotshëm pas sulmit me elektroshok nga Policia.

Dikush ka thirrur zyrtarët nga policia e West Mercia rreth orës 1:30 të mëngjesit në një shtëpi në Telford për shkak të shqetësimeve “për sigurinë e një individi”, raporton Daily Mail, transmeton Koha.net.

Pas sulmit me elektroshok, ish-futbollistit i është ofruar ndihma mjekësore por ai nuk ka mbijetuar dhe është shpallur i vdekur në orën 3 të mëngjesit.

Një fqinj, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka thënë: “E kam njohur atë që kur ishte i vogël, ai ishte një futbollist i njohur një kohë. Ishte miqësor dhe nuk kishte asnjë problem me sa di unë”.

Policia e West Mercia nuk ka dashur të komentoj në lidhje me këtë incident, përveç se ky rast tani është referuar për te reparti i Ankesave të Pavarura të Policisë sipas procedurës normale.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...