Ankaraja thotë se NATO është i padrejtë dhe se BE po e turpëron Turqinë

15 Gusht 2016 - 10:30      

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka kritikuar partnerët e NATO-s se po refuzojnë që të ndajnë informacione dhe t’i shesë pajisje shtetit të tij ndërsa Bashkimin Evropian e ka akuzuar se po e “turpëron” Turqinë.

Në një intervistë të publikuar sot në gazetën gjermane, Bild Cavusoglu thotë se “ne duhet... të bashkëpunojmë me partnerët tjerë sa i përket blerjes dhe shitjes së sistemeve të armatimit.”

Ai ka nënvizuar megjithatë se Turqia mbetët “një nga përkrahësit më të mëdhenj të NATO-s”, ndërsa ka thënë se spekulimet që Ankaraja mund ta lë aleancën po qarkullojnë nga “qarqe anti turke, jo nga ne”.

Cavusoglu gjithashtu ka thënë se BE po e “turpëron” Turqinë duke mos ia dhënë liberalizimin e vizave Turqisë për rolin e saj në parandalimin e krizës së migrantëve.

Ai ka thënë se Turqia ka bërë përpjekje të mëdha që të “përmbushë kushtet e afrimit me BE-në” gjatë viteve të fundit, por ndërkohë ka pranuar “vetëm kërcënime, ofendime dhe bllokim total”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...