15 Gusht 2016 - 08:29
Gjendja e saj është stabile, dhe ajo është këshilluar që të pushojë, kanë thënë mjekët në spitalin Ganga Ram në Delhi, transmeton KosovaPress.
Zonja Gandhi 69 vjeçare, është e veja e ish-kryeministrit Rajiv Gandhi. Ajo udhëheqë me dinastinë Nehru-Gandhi, e cila ka qeverisur më së shumti me Indinë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1947.
Gandhi ka pranuar këtë muaj se po vuante nga dehidratimi, ethet dhe nga një dëmtim të cilin e kishte marrë gjatë një fushate në qytetin Varanasi.
Ajo iu nënshtrua një operacioni për të riparuar dëmtimin në shpatull, dhe u lirua të dielën nga spitali.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...