15 Gusht 2016 - 08:14
John Bel Edwards ka thënë mbrëmë se objektet e mëdha në Baton Rouge, kryeqyteti i këtij shtetit federal, do të mbahen të hapura që të pranojnë personat e evakuuar.
Edwards ka thënë se presidenti Barack Obama e ka thirrur në telefon dhe i ka thënë se “populli i Louisianas jugore janë në lutjet e tij dhe se qeveria federale do të jetë një partner solid”.
Qeveria federale tashmë e ka deklaruar gjendjen e katastrofës së madhe në katër komuna pas vërshimeve.
Vërshimet e kanë goditur një pjesë të këtij shteti pas të reshurave të pandërprera gjatë tërë javës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...