Trump dhe ideja e tij për të luftuar ISIS-in

14 Gusht 2016 - 23:23      

Kandidati republikan për president, Donald Trump do të flasë nesër mbi mënyrën se si do të luftojë terrorizmin islamik. Vetëm disa ditë më parë ai tha se ishin Presidenti Barack Obama dhe kandidatja demokrate për presidente, Hillari Klinton që e kishin themeluar grupin militant Shteti Islamik.

Trump, manjat i pasurive të patundshme, prej muajsh ka thënë se do të jetë më i ashpër ndaj xhihadistëve në Lindjen e Mesme sesa Presidenti Obama, por ende nuk ka dalë me një plan konkret se si do të veprojë në këtë aspekt.

Ai ndezi kritika të shumta javën e kaluar me deklaratën se Shteti Islamik ishte krijuar nga Obama dhe Clinton. Më pas ai tha se kjo ishte thjesht një ironi nga ana e tij, përcjell VoA.

Një nga mbështetësit kryesor të Trumpit, senatori i Alabamës, Jeff Sessions, i tha të dielën televizionit ABC se kandidati republikan “do të flasë rreth asaj se si duhet të rivendosim besueshmërinë me aleatët dhe me miqtë tanë në rajon, të cilët gjithashtu e kundërshtojnë këtë lloj terrorizmi. Ai do të flasë mbi mënyrën se luftohen armiqtë, si punohet me miqtë dhe se si duhet pasur kujdes për të mos destabilizuar vende të ndryshme siç kanë bërë Obama dhe Clinton”.

Një mbështetës i zonjës Clinton, ish-Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta, tha se është e nevojshme që kandidati republikan ta bëjë të ditur planin e tij konkret.

Clinton, ish-sekretare e shtetit është në avantazh me afro 7 për qind ndaj Trump në sondazhet politike dhe gjithashtu është përpara në disa shtete me rëndësi ku mund të vendoset rezultati i zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Në një seri komentesh që bëri të dielën në Twitter, Trump ia hodhi fajin mediave për rezultatin e tij në anketa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...