Foto: Reuters

“EUROPOL” në kërkim të terroristëve në kampet e refugjatëve në Greqi

14 Gusht 2016 - 11:26      

Agjencia policore e BE-së, “EUROPOL”, në bashkëpunim me policinë greke do të kryejnë hetime në të gjitha qendrat e pritjes së refugjatëve në Greqi, për persona që ndoshta kanë lidhje me Shtetin Islamik.

Lajmin e publikon gazeta greke “Kathimerini”, sipas së cilës, ekipe speciale të “EUROPOL”-it me specialistë të terrorizmit islamik pritet të mbërrijnë në Greqi më 20 gusht.

Ata do të shkëmbejnë informacione me oficerë të Shërbimit grek të Antiterrorit, të atyre të sigurimit, si dhe të Shërbimit Kombëtar të Informacionit, e më pas do të fillojnë të hetojnë në të gjitha kampet e Greqisë kontinentale, ku mbahen gati 50 mijë refugjatë, transmeton tch.

Por, sipas britanikes “The Guardian”, që iu referohet dëshmive nga organizata bamirëse dhe grupet e të drejtave të njeriut në këto kampe, fëmijë të vegjël dhe adoleshentë kanë rënë viktima të abuzimit seksual.

Rasti më flagrant është ai që ka ndodhur në një kamp me 1.400 refugjatë pranë Selanikut, ku një grup meshkujsh kanë sulmuar dhe kanë abuzuar me një vajzë shtatëvjeçare nga Iraku.

Por të njëjtin makth përjetojnë edhe gratë, që nuk guxojnë të dalin nga çadrat në orët e vona, dëshmon një prej pjesëtarëve të “Mjekëve pa kufij” në Selanik, që pohon se janë mbi 10 raste të grave që kanë denoncuar sulme seksuale brenda kampeve.

Nga ana e tij, koordinatori i qeverisë për krizën e refugjatëve, Jorgos Qirici deklaron se, në kampin në fjalë ka vërtet shumë raste të sjelljeve kriminale, por mohon se ka pasur raste përdhunimi të të miturve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...