Vritet në New York imami dhe shoqëruesi i tij pas faljes në xhami

14 Gusht 2016 - 10:45      

Një klerik mysliman dhe shoqëruesi i tij janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur, derisa ata të dy largoheshin nga falja në një xhami në Queens të New Yorkut.

Personi i armatosur u ishte afruar atyre nga prapa dhe i kishte qëlluar në kokë me të shtëna nga afër, dje pasdite sipas kohës lokale, ka njoftuar policia, transmeton REL.

Policia ka thënë se nuk është arrestuar askush.

Motivi për këtë vrasje nuk është i njohur dhe nuk është zbuluar ndonjë dëshmi se të dy personat ishin cak i sulmit për shkak të fesë së tyre, tha një zëdhënëse e Policisë së Nju Jorkut.

Megjithatë, ajo ka theksuar se policia nuk e përjashton asnjë mundësi.

Personat e vrarë, të identifikuar si Imam Maulama Akonjee, 55 vjeçar, dhe Thara Uddin, (64), ishin të veshur me rroba religjioze në kohën kur janë qëlluar me armë, ka njoftuar policia.

Ata kanë vdekur pasi ishin dërguar në spital. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...