Trump: Clinton mund të fitojë me manipulim të zgjedhjeve

13 Gusht 2016 - 17:27      

E vetmja mënyrë që Hillary Clinton të fitojë zgjedhjet në Pensilvani, është duke mashtruar. Kjo ishte deklarata e Donald Trump gjatë një mitingu elektoral në Altoona.

Manjati amerikan i pasurive tha se liderët republikanë janë tepër të shqetësuar nga manipulimi i zgjedhjeve nga fushata e Clinton: “Duhet të mobilizojmë të gjitha forcat ligjvënëse, duhet të marrim përforcime vëzhguesish dhe shefa policie me qëllim që të gjithë sytë të jenë nga votimet”, transmeton top-channel.

Nuk dihet nëse është epërsia e qartë në sondazhe e Hillary Clinton ajo që e shtyn Trump për të bërë deklarata të tilla. Një sondazh i fundit i Quinnipiac flet për avantazhin e Clinton me 52%, ndërsa Trump me 42%. Shteti i Pensilvanisë ka një rëndësi të madhe për të dy kandidatët.

Trump, i cili bëri fushatë më herët në Pensilvani, tha se e njeh shtetin shumë mirë dhe Clinton nuk mund të mposhtë çka ndodh atje. Komentet e Trump vijnë pas deklaratës së bujshme të javës së shkuar në Ohajo, ku tha se zgjedhjet do të manipulohen. Fushata e Trump insiston se duhet bërë punë e madhe për të siguruar votuesit se vota do të shkoje aty ku duhet, pasi deri tani ata kanë vënë re parregullsi të mëdha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...