Mbi 500 milionë të rinj në botë jetojnë në varfëri

12 Gusht 2016 - 17:51      

Sot në botë jetojnë më shumë të rinj se në çdo periudhë tjetër të historisë. Ata janë 1.8 miliardë, të moshave nga 10 deri në 24 vjeç.

Por megjithatë, mbi 500 milionë djem e vajza të kësaj grupmoshe jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë dhe shumë prej tyre janë të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse dhe po bëhen gjithnjë e më të ekspozuar ndaj krizave ekonomike, transmeton top-channel.

Kështu thotë raporti i fundit i Oxfam, “Të rinjtë dhe pabarazia”, i publikuar këtë të premte me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë dhe në të njëjtën kohë me nisjen e Forumit Social Botëror në Montreal.

Të dhënat e raportit tregojnë se ende sot janë pikërisht të rinjtë më të goditurit nga efektet e krizës ekonomike ndërkombëtare që filloi në vitin 2008.

43 për qind e forcës së punës në radhët e të rinjve në nivel global është faktikisht e papunë, ose viktimë e shpërndarjeve të pabarabarta.

Raporti sugjeron me forcë se brezat e rinj duhet të bëhen protagonistë të së ardhmes së tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...