OKB kritikon Bullgarinë për trajtimin e migrantëve

12 Gusht 2016 - 14:07      

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar politikën e Bullgarisë për burgosjen e migrantëve, të cilët hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme si dhe përpiqen të largohen me po të njëjtën mënyrë, duke thënë se ai ka shqetësime serioze nëse këto politika janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Rad Al Hussein, i cili vizitoi dje Bullgarinë për herë të dytë në tetë muaj, vuri në dukje disa zhvillime pozitive, por megjithatë ai ishte tepër kritik ndaj disa politikave dhe praktikave shqetësuese në vend.

Ai u shpreh se kushdo që hyn në Bullgari në mënyrë të parregullt, arrestohet automatikisht.

“Më keq akoma, ata mund të ndiqen penalisht dhe të burgosen, për një vit ose më shumë, nëse përpiqen të largohen nga vendi”, u shpreh Zeid.

“Akti i largimit nga vendi penalizohet përkundër të drejtës së të gjithëve, sipas të drejtës ndërkombëtare, për të lënë një vend, përfshirë edhe vendin e tyre”, shtoi ai.

Zyrtari i OKB-së tha se, “kjo politikë i lë migrantët, të cilët nuk janë në gjendje për t’u kualifikuar për statusin e refugjatit, por që kanë arsye legjitime për të mos dashur kthimin në vendin e tyre, në vështirësi për rrugë të hapura”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...