Urdhër-arrest për Hakan Sukur, akuzohet për grushtin e shtetit

12 Gusht 2016 - 13:45      

Edhe një personazh shumë i dashur për turqit si Hakan Sukur përfundon në hartën e të akuzuarve për grushtin e dështuar të shtetit në vendin që ndahet mes Europës dhe Azisë.

Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e ish-futbollistit të Parmës, Interit, Gallatasarajit dhe kombëtares turke me akuzën e përgatitjes së një grupi terrorist të armatosur, transmeton tch.

Referimi është i qartë: Hakan Sukur konsiderohet mes mbështetësve të klerikut Fetuyllah Gylen që në vitet e fundit është bërë i njohur si kundërshtari numër 1 i presidentit turk Erdogan dhe akuzohet nga ky i fundit si regjisor i grushtit të shtetit muajin e kaluar.

Por ish-sulmuesi i njohur, që u pagëzua “Demi i Bosforit” për paraqitjen e tij karakteristike në fushë, braktisi Turqinë në dhjetor të 2015 për t’u transferuar në Kaliforni me familjen, pas një procedimi për fyerje ndaj Erdogan.

Hakan Sukur mohon përfshirjen në tentativën ushtarake për të përmbysur Erdoganin, por fakt mbeten urdhër-arrestet ndaj tij e shumë të tjerëve.

Si për ironi të fatit, Hakan Sukur u zgjodh deputet në radhët e partisë së Erdogan, por tani konsiderohet kundërshtar i flaktë. Ai po kërkohet për t’u arrestuar nga ai që u bë kumbari i martesës me gruan Esra Elbirlik. Hakan Sukur lidhi kurorë në një ceremoni spektakolare nga asokohe kryebashkiaku i Stambollit, Rexhep Taip Erdogan.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...